​Krasniqi në mbështetje të Ilazit: Rrugëtimi i PDK-së me Kaçanikun do të vazhdojë

​Krasniqi në mbështetje të Ilazit: Rrugëtimi i PDK-së me Kaçanikun do të vazhdojë

17:27, 11/11/2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se rrugëtimi 20 vjeçar i PDK-së me Kaçanikun do të vazhdojë deri në transformimin e komunës.

Ai në tubimin elektoral në Kaçanik, tha se kryetari aktual i Komunës, Besim Ilazi meriton të jetë në krye të komunës edhe për katër vjet.

“PDK në hartën politike të vendit tonë Kaçanikun e ka në një vend të veçantë. Lidhja e qytetarëve të Kaçanikut me PDK filloi me qysh nga themelimi i partisë. Bashkë njëri tjetrit, andaj edhe sot jemi këtu të obliguar ndaj qytetarëve për tu zotuar për punë angazhim dhe përkushtim të plotë për plotësim të kërkesave të juaja….Sot jemi këtu për të kërkuar edhe një herë besimin e qytetarëve edhe për një mandat katër vjeçar për Besim Ilazin, pasi ai ka punuar ndershëm dhe suksesshëm për qytetarët. Kjo na bënë më të lehtë kërkimin e besimit për Besim Ilazin, pasi gjitha premtimet që janë bërë para katër vjetëve po thuajse janë realizuar”, tha ai.

 

Përkrahje qytetarëve iu kërkoi edhe vet pretendenti për të parin e Kaçanikut nga PDK, Besim Ilazi.

Ai tha se gjatë këtyre vjetëve qeverisje kanë qenë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës.

“PDK dhe qytetarët e Kaçanikut dinë ta vlerësojnë njëri tjetrin dhe qytetarët vlerësuan punën e palodhshme të ekzekutivit në krye me mua….Duhet që dy ditë e ardhshme të shfrytëzojnë gjithçka që është e mundur që t’i japim finalizimin e garës më 14 nëntor. Duke iu falënderuar të gjithëve uroj që më 14 nëntor ta shfrytëzojmë kutitë e votimit dhe t’i japim PDK-së qeverisjen 4 vjeçare”, shtoi ai.

Për ta mbështetur Ilazin në Kaçanik u panë edhe deputet dhe anëtarë të Kryesisë së PDK-së.

Ilazi në raundin e dytë të zgjedhjeve do të garojë me Jeton Rakën e LVV-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco