AKR në përkrahje të kandidatit të PDK-së për Prizrenin

AKR në përkrahje të kandidatit të PDK-së për Prizrenin

16:29, 10/11/2021

Aleanca Kosova e Re i ka dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totoaj.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Në Prizren, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin e ardhshëm Shaqir Totajn.
Prizreni ka nevoje dhe do të ketë ndryshim rrënjësor me në krye një profesionist si Shaqir Totaj.
AKR fuqishëm mbështet kandidaturën e Totajt për kryetar si adresa e duhur për zhvillim dhe progres.
Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Prizren që ta mbështesim Shaqir Totajn si adresën e vetme politike në krye të këtij kryeqyteti kulturor të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco