Vitia merr mbështetje të madhe në Hajvali

Vitia merr mbështetje të madhe në Hajvali

17:15, 09/11/2021

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, dje ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Hajvalisë.

Ai shkruan se gatishmëria e këtyre banorëve tejkalon dëshirat për ndryshimet në këtë lagje.

Postimi i plotë i tij:

Në lagjën Hajvalia u prita me shumë dashamirësi. Disa prej tyre janë fqinjë të lagjes, në të cilën jam lindur e rritur.
Për ndryshimet që do të bëhen në këtë lagje të cilën të gjithë e kemi ëndërruar për më mirë, do të angazhohemi bashkë.
Gatishmëria e këtyre banorëve tejkalon dëshirat për ndryshimet në këtë lagje.
Të gjithë duan një Prishtinë më të organizuar, që zgjidhë hallet për të gjithë dhe ofron mundësi të reja.
Me 14 nëntor të gjithë votojmë numrin 144✅.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco