Abdixhiku nga Llapi: Fryma e fitores po vërehet në qytet, çdo fshat e çdo lagje

Abdixhiku nga Llapi: Fryma e fitores po vërehet në qytet, çdo fshat e çdo lagje

21:15, 06/11/2021

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka qëndruar sonte në Llap ku ka vizituar disa fshatra bashkë me kandidatin e tyre për Podujevën Ekrem Hysenin.

Ai tha se më 14 nëntor Podujeva do të ketë kryetar të ri e për të cilin thotë se është ndër më të mirët e LDK-së.

“Sonte në Llap. Me Dokun, Ekrem Hyseni, në fshatrat Gllamnik, Letanc e Halabak. Fryma e fitores po vërehet në qytet, çdo fshat e çdo lagje të Llapit. Më 14 nëntor, kjo anë, Podujeva, do ta ketë kryetarin e ri; ndër më të mirët që kemi ne në LDK”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco