Shaqir Toqaj merr edhe një përkrahje për balotazhin e 14 nëntorit

Shaqir Toqaj merr edhe një përkrahje për balotazhin e 14 nëntorit

14:00, 06/11/2021

Kandidati për kryetar te Prizrenit nga radhët  e PDK-së, Shaqir Totaj, është përkrahur nga Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane për balotazhin e 14 nëntorit. Totaj u shpreh falënderues për mbështetjen e Berishës dhe besimin në programin e tij.

“Përkrahjen për balotazh e kam siguruar edhe nga Partia Liberale Egjiptiane, e cila u bë pjesë e vizionit për ndryshim që së bashku me qytetarët do të fitojë me 14 nëntor. Falënderoj kryetarin e PLE, Veton Berisha, për besimin në programin tonë dhe mbështetjen për të qeverisur mirë e përgjegjshëm në Prizren. Së bashku ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve.” shkroi Totaj në një postim në Facebook.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka siguruar mbështetjen e Nismës, AAK-së dhe AKR-së për rundin e dytë të balotazhit. Në një ceremoni zyrtare janë nënshkruar marrëveshjet e koalicionit ndërmjet Totajt, kryetarit të NISMA-s Zafir Berisha, kryetarit të degës së AAK-së Lulzim Kabashi dhe atij të AKR-së Afrim Tejeci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco