Krasniqi nga Prizreni: Qeverisja e Shaqir Totajt do ta transformojë qytetin

Krasniqi nga Prizreni: Qeverisja e Shaqir Totajt do ta transformojë qytetin

22:05, 05/11/2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qenë sonte në Prizren për ta mbështetur kandidatin e kësaj partie për kryetar të këtij qyteti, Shaqir Totaj.

 

Krasniqi ka thënë se qeverisja e re në Prizren do të jetë transparente, transformuese, zhvillimore dhe në shërbim të secilit që ia do të mirën këtij qyteti.

“Sonte në Ortakoll të Prizrenit, me kryetarin në ardhje Shaqir Totaj, bashkëbiseduam me aktivistë e mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës për fitoren e madhe të 14 nëntorit, e cila do të jetë për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim. Mobilizim i jashtëzakonshëm për jetësimin e vizionit dhe programit të Shaqir Totajt. Qeverisja e re në Prizren do të jetë transparente, transformuese, zhvillimore dhe në shërbim të secilit që ia do të mirën këtij qyteti.”, ka shkruar Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco