Albin Kurti e Agim Bahtiri përmbyllin fushatën në Mitrovicë, kryeministri jep këto premtime të mëdha për Mitrovicën

Albin Kurti e Agim Bahtiri përmbyllin fushatën në Mitrovicë, kryeministri jep këto premtime të mëdha për Mitrovicën

18:50, 15/10/2021

Në tubimin përmbyllës të fushatën parazgjedhore në Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari Agim Bahtiri iu drejtuan qytetarëve të Mitrovicës në një tubim në sheshin e Mitrovicës. Kryeministri Kurti shpalosi zotimet e tij për projekte të mëdha konkrete për Mitrovicën.

Postimi i Agim Bahtirit:

Mitrovicasit e lëshuan kushtrimin e fitores madhështore pa balotazh, duke treguar se nuk do të lejojnë asnjëherë më që të kthehen në krye të komunës veglat e klanit Pronto, të cilët e shkatërruan Mitrovicën deri në vitin 2013.

Siç e tha Kryeministrin ynë Albin Kurti, me Agimin në Mitrovicë e me të në Qeveri në mandatin e ardhshëm Mitrovicën e presin shumë projekte, si:

1) Përfundimi i shpejt i Autostradës Prishtinë-Mitrovicë;

2) 70 milionë euro investime nga buxheti i shtetit në ndërmarrjen Trepça;

3) Funksionalizimi i Zonës së Lirë Ekonomike;

4) Ndërtimi i katër çerdheve publike;

5) Ndërtimi i QKMF-së së re;

6) Shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në gjithë rajonin e Shalës së Bajgorës, etj. Bashkë Qeverisim Mitrovicën! LVV 144 | AB +4

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco