Sondazh: Gjilani shkon në balotazh

Sondazh: Gjilani shkon në balotazh

22:54, 14/10/2021

Në një emision në Klan Kosova është shpalosur matja e opinionit publik në garën për kryetar të Gjilanit.

Nga rezultatet e publikuara del se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, i prin garës me rezultat 46.30 përqind dhe ka shumë mundësi që të ketë ballotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni, i cili në raundin e parë pritet t’i marrë 40.70 përqind të votave.

Gjatë prezantimit profesori Tomor Qela, tha se në matje kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respodentë.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara:

Lutfi Haziri, (LDK) 47.98 përqind, Alban Hyseni (VV) 42.18 përqind, Leonora Bunjaku (PDK) 4.46 përqind, Nazim Gagica 4.35 (AAK) përqind.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Lutfi Haziri, 46.30 përqind

Kandidati i dytë del Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, me 40.70 përqind

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës Leonora Bunjaku , del e treta 4.30 përqind dhe i katërti del Nazim Gagica, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.20 përqind.

Matja e opinionit është bërë më 11 dhe 12 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco