Kjo është historia interesante që fshihet pas bluzës që vesh shpesh Daut Haradinaj

Kjo është historia interesante që fshihet pas bluzës që vesh shpesh Daut Haradinaj

21:57, 14/10/2021

Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës ka shuar kureshtjen për të gjithë ata që janë interesuar të dinë pse ai në paraqitjet e veçanta publike vesh të njëjtën bluzë.

Vetëm gjatë kësaj kohe të fushatës, Haradinaj ka veshur dhjetëra herë një bluzë me ngjyrë vjollcë.

Haradinaj ka treguar se ka një arsye të fortë që është parë shpesh me të njëjtën veshje.

Ai në T7 ka treguar se modelin e kësaj bluze që e vesh vetëm në momentet e veçanta e ka dhuratë nga heroi i Kosovës, Ardian Krasniqi.

“Sot ka përvjetorin e rënies një mik i imi, Ardian Krasniqi. Një luftëtar i madh, model i një luftëtari qoftë në aspektin fizik qoftë edhe në atë akademik. Rrugës ka kem ardhë nga Shqipëria jem ndal në Jabllanicë, edhe ka qenë kohë me shi. Ai ma ka dhanë një xhemper ngjyrë kuqe të mbylltë. Nuk është ky që kam por është i ngjashëm. Dhe në shenjë respekti për Ardianin, dhe kur kam një ngjarje të veçante e veshi. Sikur për Mujën që e lëshoj mjekrën kur vjen nëntori. Është hera e parë që e flas, sepse nuk kam qejf me i përzi, sepse s’dua me i përzi emocionet e sakrificës me fushatën, por as nuk duhet të heqim dorë nga e kaluara”, ka thënë Haradinaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco