LDK vjen me pamje 'drithëruese' nga ish-bastioni i tyre siç është Llapi

LDK vjen me pamje 'drithëruese' nga ish-bastioni i tyre siç është Llapi

17:52, 14/10/2021

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit po shkon drejt fundit, derisa partitë politike gjithnjë e më shumë po e masivizojnë masën dhe elektoratin e tyre, shkruan Syri.net Kosova.

E pamje të një masivizimi të madh, na sjell sot nga Podujeva, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Këto pamje nga Podujeva, ku shihet numër i madh i qytetarëve pas kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, janë dëshmi se kësaj radhe gara atje do të jetë mjaftë e nxehtë.

Derisa siç dihet Podujeva apo siç njihet zona e Llapit ka qenë gjithnjë bastion i LDK-së, në zgjedhjet e fundit, atë e ka marrë pas shumë vitesh Lëvizja Vetëvendosje me Shpëjtim Bulliqin në krye, i cili edhe në këto zgjedhje synon të rizgjidhet kryetar i Podujëves.

Por se kush do të korrë fitore kësaj radhe në Llap, do të dihet sigurisht në mbrëmjen e kësaj të diele pra me 17 tetor../Syri.net Kosova

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco