Kusari në fushatë me Kurtin: Gjakova do të jetë e kuqe

Kusari në fushatë me Kurtin: Gjakova do të jetë e kuqe

22:54, 12/10/2021

Kandidatja e VV-së për Gjakovën Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në fushatë kryeministrin Albin Kurtin, shkruan Syri.net Kosova.

"Gjakova ka dhënë ndër gjenerata për shqiptarinë, lirinë, shtetin dhe demokracinë. 
Gjakovës me zgjedhjet e 17 Tetorit i ka ardhë mundësia e artë t’i kthehet kontributi i dhënë në zgjedhjet të cilat mundësojnë lidhshmërinë më të mirë në mes të nivelit qendror dhe lokal. 
Në zgjedhjet e 17 Tetorit Gjakova nuk mund të jetë ndryshe veçse e shënuar  me Ngjyrën e vet, ngjyrën e kuqe. 
Gjakova do të jetë e kuqe nga fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! 
Fitorja jonë në Gjakovë do të shënojë fillimin e historisë së re të Kosovës. 
Faleminderit Kryeministrit Albin Kurti që erdhi prapë në Gjakovë, kësaj radhe bashkë me bashkëshorten, Ritën, të vulosi fitoren e referendumit tonë të radhës, atë të 17 Tetorit!", ka shkruar Kusari-Lila.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco