Pacolli i hakmerret Agim Bahtirit

Pacolli i hakmerret Agim Bahtirit

20:10, 11/10/2021

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli po i hakmerret Agim Bahtirit në Mitrovicë, shkruan Syri.net Kosova.

"Gjergj Beka i prin listes se kandidateve per Asamblene e Komunës së Mitrovicës. Gjergji ka qenë ( dhe është) bashkëpunëtori im për shumë vite, i dalluar si aktivist i përkushtuar i AKR së. Dega e Akr ne Mitrovice  mbështet fuqishëm kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryetar të Mitrovicës.

Pra, AKR është pjesë e mbështetjes së madhe qytetare për ndryshimin në Mitrovicë.
Unë e njoh Gjergjin si një punëtor, si një djalë të përkushtuar dhe një aktivist parimor dhe të përgjegjshëm që kujdeset për komunitetin ku jeton dhe ka një vizion për të ndihmuar Mitrovicën të zërë vendin e saj si një qytet i zhvilluar, me prosperitet dhe një jetë të mirë për qytetarët e saj. ", ka shkruar Pacolli, duke i jep mbështetje Bedri Hamzës në Mitrovicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco