Uran Ismaili viziton Trafikun Urban dhe flet për transportin publik falas në të gjithë Prishtinën

Uran Ismaili viziton Trafikun Urban dhe flet për transportin publik falas në të gjithë Prishtinën

11:23, 11/10/2021

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot e ka nisë realizimin e iniciative tjetër shumë unike për të stimulu funksionimin e qytetit kur kryetari angazhohet 24 orë në ditë.

Ai ka njoftuar se ka filluar një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz e institucione që kryejnë shërbime 24/7, për nevojat e qytetarëve.

Gjatë kësaj iniciative, ai ka realizuar një vizitë të Trafiku Urban. Ai ka dëgjuar për sfidat e kësaj kompanie të cilat janë të shumta, nga mungesa e hapësirave adekuate e tutje.

“Punëtorët e Trafikut Urban bëjnë një punë të madhe në krahasim me resurset, hapësirat dhe kushtet që kanë në dispozicion. Mbështetja e Trafikut Urban me autobusë të rinj, hapësira adekuate e kushte të favorshme pune është e domosdoshme. Me mua si Kryetar, Prishtina do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e trafikut urban si dhe transport publik falas për gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ismaili

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco