Haradinaj kërkon votën e mitrovicasve për kandidatët e AAK-së për Asamble në këtë komunë (VIDEO)

Haradinaj kërkon votën e mitrovicasve për kandidatët e AAK-së për Asamble në këtë komunë (VIDEO)

15:53, 09/10/2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar votën e qytetarëve të Mitrovicës, për kandidatët e AAK-së për Kuvendin Komunal të kësaj komune.

“Me vite të tëra sfidat për Kosovën dhe për Mitrovicën po vazhdojnë, por ne po ashtu do të qëndrojmë dhe do të punojmë që t’i zgjidhim të gjitha sfidat që i kemi. Aleanca ka qëndruar gjithnjë me ju”. ka thënë Haradinaj përmes një videoadresimi.

Tutje ai theksoi se kandidatët e AAK-së për Asamblenë e kësaj komune janë meritorë për besimin e qytetarëve.

“Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës ka qëndruar gjithnjë me ju, edhe në këto zgjedhje jemi bashkë me ju, me listën tonë, me asamblistet dhe asamblistët.”

Partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj nuk ka nxjerr kandidat për kryetar komune në Mitrovicë, ndërsa dega e Mitrovicës ka mbështetur hapur kandidatin Bedri Hamza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco