Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me punëtorët e urgjencës së Prishtinës, ku kanë folur për kushtet e tyre të punës.
Punëtorët shëndetësor në Urgjencën e Prishtinës kërkuan të rritet kapaciteti i ekipeve të cilat operojnë në kryeqytet, një spital rajonal, krijimin e një harte të digjitalizuar të zoonimit, ristrukturimin e urgjencës dhe formimin e një shkolle paramedike.
Ndërsa Rama tha se gjitha kushtet që ata kërkojnë duhet të plotësohen menjëherë sepse ato janë më se të nevojshme.
Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:
Punë dhe shumë përkushtim! Ata bëjnë të pamundurën për ne, janë heronj për shumë nga ne dhe të tillë duhet të konsiderohen. Bashkë me ekipin tim, vizituam urgjencën e qytetit.
Urgjenca e qyteti ka 110 punëtorë, nga të cilët 10 në administratë dhe 100 punëtorë shëndetësor.
Urgjenca punon në 5 ndërrime, në secilin ndërrim ka 4 ekipe mjekësore. Së bashku me stafin atje folëm për kushtet e punës së tyre, për vështirësitë dhe sfidat që kanë çdo ditë e që nuk janë të pakta. A
ta kërkuan të rritet kapaciteti i ekipeve të cilat operojnë në kryeqytet, një spital rajonal, krijimin e një harte të digjitalizuar të zoonimit, ristrukturimin e urgjencës dhe formimin e një shkolle paramedike.
Të gjitha kushtet që ata kërkojnë duhet të plotësohen menjëherë sepse ato janë më se të nevojshme.
#PR4PR #PërparimRama #LDK160 #PerPrishtinenPraktike
© SYRI.net