Alban Zogaj shpalos programin për Prishtinën e Digjitalizuar

Alban Zogaj shpalos programin për Prishtinën e Digjitalizuar

09:21, 29/09/2021

Kandidati i LDK’së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Alban Zogaj, ka shpalosur programin për Prishtinën e Digjitalizuar. Ai prezantoi se Prishtina e mençur (SMART Prishtina) do të shfrytëzojë teknologjinë informative për të përmirësuar shërbimet e saj, për të ndarë informata me qytetarët e saj, dhe për të ndihmuar bizneset që funksionojnë në të.

Qytetet e mençura përdorin programe të shumta dhe rrjete komunikimi për të ofruar zgjidhje për qytetarët. Prishtina e mençur do të përdorë një rrjet të pajisjeve të ndërlidhura me njëra-tjetrën që komunikojnë dhe ndajnë të dhëna të rëndësishme për qytetin.

Këto pajisje janë kryesisht sensorë të shumtë që do të vendosen në të gjithë qytetin. Të dhënat që mblidhen nga këto pajisje dhe sensorë do të na ndihmojnë që të marrim vendime të cilat janë të bazuara në të dhëna.

Kjo teknologji na mundëson ta aplikojmë atë në shumë sfera të jetës, si: trafiku, parkimi, menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i cilësisë së ajrit, menaxhimi i trafikut urban, menaxhimi i konsumit të ujit, menaxhimi i konsumit të energjisë, shërbimet e shumta komunale, siguria në qytet, e shumë të tjera.

Andaj ai theksoi se, do të vendosen kamera në çdo lagje, për të rritur sigurinë fizike, sigurinë nga zjarri, dhe për të eliminuar rreziqet e tjera.

Do të vendosen sensorë të ndryshëm për të identifikuar ndotësit e ajrit, ambientit, dhe rrjedhjes së ujit dhe zhurmës.

Do të mbledhim të dhëna nga sensorët, të cilat pastaj do t’i përdorim për të krijuar politika adekuate dhe plane veprimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Do të vendosim hot-spote publike me internet me shpejtësi të lartë nëpër udhëkryqe të qytetit apo vende të tjera strategjike, si sheshet e parqet, të cilat do t’u mundësojnë qasje në shërbime sidomos të rinjëve por edhe të huajve që vizitojnë Prishtinën.

Do të përdoret teknologjia smart në parkingje, në menaxhimin e mbeturinave, vendosjen e ekspozitave interaktive, për fasada mediale, për shëtitje virtuale nëpër qytet, dhe për ekspozimet interaktive nëpër mure dhe rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco