Gjini njofton se ka nisur asfaltimi i rrugës me vlerë 212 mijë euro

Gjini njofton se ka nisur asfaltimi i rrugës me vlerë 212 mijë euro

14:29, 28/09/2021

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se sot ka nisur asfaltimi rrugës Ramoc-Meje-Dobrosh, e cila kap vlerën prej 212 mijë euro

Gjini ka shkruar në Facebook se përfitues të këtij investimi do të jenë banorët e Rekës së keqe, por edhe e gjithë komuna e Gjakovës.

“Sot nisi asfaltimi i rrugës Ramoc-Meje-Dobrosh, 4.2km e gjatë dhe me vlerë 212 mijë euro. Përfitues të këtij investimi do të jenë banorët e Rekës së Keqe, por edhe e gjithë komuna e Gjakovës”, ka shkruar Gjini.

Gjini ka shtuar se puna nuk është ndlaur nga viti 2017, kur ka marrë mandatin si kryetar, e nuk do të ndalet as pas fushatës zgjedhore, pasi thotë se qytetarët e Gjakovës po ia konfirmojnë fitoren.

“Punën nuk e ndalëm që nga viti 2017, kur erdhëm në qeverisje. Nuk e ndalim as tani, kur jemi në fushatë zgjedhore. Nuk do ta ndalim as pas fushatës zgjedhore, sepse Gjakova po na tregon që ne do të fitojmë – sepse po punojmë”, ka shkruar Gjini./GazetaExpress/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco