PDK në Lipjan lidh koalicion me këto parti

PDK në Lipjan lidh koalicion me këto parti

19:38, 24/09/2021

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Lipjan ka lidhur koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Ashkalinjëve dhe me Partinë Liberale të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Hyzer Rizani.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjitha subjektet që po e përkrahin PDK-në në Lipjan në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.

“Të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e këtyre partive tashmë janë zotuar për t’a përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës dhe mua si kandidat për kryetar të Komunës. Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës, falënderojmë të gjitha këto subjekte dhe zotohemi se do të bashkëpunojmë ngushtë edhe në të ardhmen pasi që më 17 tetor do të shënojmë një fitore të madhe si asnjëherë më parë.”, ka shkruar ai.

Rizani ka thënë se programi i PDK-së është i realizueshëm dhe duhet të votohet mê 17 tetor.

“Qytetarë të dashur, programi i PDK-së, dega në Lipjan tashmë është shumë i qartë dhe secili qytetar mund t’a analizoj dhe mund t’a vlerësoj sepse është një platformë e lehtë për t’u realizuar, prandaj në të gjitha premtimet e dhëna gjatë këtyre ditëve, por edhe gjatë ditëve në vazhdim do t’i realizojmë në përpikëri.Pra më 17 tetor të gjithë së bashku drejtë fitores së madhe.” , përfundon postimi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco