Rahoveci bëhet me mamografi, kryetari Latifi fton gratë të marrin shërbimin falas (VIDEO)

Rahoveci bëhet me mamografi, kryetari Latifi fton gratë të marrin shërbimin falas (VIDEO)

17:30, 24/09/2021

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka ftuar të gjitha gratë e komunës që udhëheqë që të marrin shërbimin falas në mamografin e vendosur në QKMF. Kjo sipas tij si masë parandaluese ndaj kancerit të gjirit.

“Sot ne jemi afër pajisjes ose aparaturës që quhet mamograf, i cili shërben për të bërë testin diagnostikues ose një test radiologjik, për të gjitha gratë. Normalisht ne i ftojmë të gjitha gratë e komunës së Rahovecit që të vijnë ta kryejnë, tamarrin një shërbim falas në komunën e Rahovecit.” tha Latifi nëpërmjet një videoje në Facebook.

Kandidati për Kryetar të Rahovecit, nga radhët e AAK-së tutje tha se kjo masë parandaluese duhet të shfrytëzohet nga gratë për ta mbrojtur veten dhe shëndetin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco