Bahtiri prezanton projektin 6 milionësh, kështu duket Liqeni Akumulues dhe brigjet e lumit Ibër

Bahtiri prezanton projektin 6 milionësh, kështu duket Liqeni Akumulues dhe brigjet e lumit Ibër

16:14, 24/09/2021

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri përmes një xhirimi ka publikuar pamjet e Liqenit Akumulues dhe brigjet e lumit Ibër, të cilat tash janë në përfundim e sipër.

Ai ka treguar se ky projekt në total ka kushtuar 6 milionë euro, përderisa thuhet se rreth 20 mijë persona në javë i vizitojnë hapësirat e Liqenit Akumues.

Në video shihet edhe pishina “Aqua Park”, e cila është pishina më atraktive në Kosovë, ku komuna ia kishte dhënë tokën në shfrytëzim një kompanie për ndërtimin e pishinave, gjë që sipas Bahtirit është sinjal që edhe investitorë të rinj privat të shkojë në Mitrovicë.

Postimi i Agim Bahtirit: Liqeni Akumulues mbetet një prej investimeve më të mëdha dhe më të mira që kemi bërë në qeverisjen tonë.

Unë nuk dua të flas më shumë. Gjithçka rreth këtij liqeni e dinë qytetarët e Mitrovicës!

Bashkë Qeverisim LVV144 | AB +4

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco