Mehmeti: Dihet buxheti i komunës, nuk premtojë ndryshime radikale

Mehmeti: Dihet buxheti i komunës, nuk premtojë ndryshime radikale

16:57, 23/09/2021

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AKR-së, Gëzim Mehmeti para qytetarëve tha se pandemia na tregoi që kemi mungesë të shtretërve në spitale e QKMF-të dhe aty shpalosi investimet që do të bëhen në këtë sektor.

Mehmeti në një takim me qytetarë në Bregin e Diellit, tha se përmes një çante digjitale do të monitorohet gjendja shëndetësore e pacientëve edhe nga distanca. Çanta do të jetë online 24 orë dhe është e pajisur me të gjithë aparaturat të cilat kontrollojnë parametrat shëndetësorë. Në rast të përkeqësimit të gjendjes së pacientit alarmohet emergjenca.

Para banorëve ai tha se nuk do të premtojë ndryshime radikale kur dihet buxheti i komunës por do mundohet të jetë sa më afër qytetarëve sepse vizioni i Smart City është bashkëqeverisja me qytetarin, ku roli i pushtetit ndahet 50 \50.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, dita kur qytetarët zgjedhin kryetarin për komunat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco