Memli Krasniqi: Më 17 tetor, PDK-ja dhe qytetarët e Suharekës do nisin bashkë një kapitull të ri

Memli Krasniqi: Më 17 tetor, PDK-ja dhe qytetarët e Suharekës do nisin bashkë një kapitull të ri

19:18, 21/09/2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Suharekë ku bashkë me kandidatin për kryetar komune, Murtez Zekolli, kanë diskutuar me kandidatët për Asamble Komunale planin e ri qeverisës për Suharekën.

Kreu i PDK-së, ka shkruar në fawen e tij në Facebook se, Murtez Zekolli, si luftëtar i lirisë, intelektual e profesionist, është shembulli më i mirë i të angazhuarit, punëtorit, e të devotshmit në shërbim ndaj qytetarëve të Suharekës.

”Me 17 tetor, PDK-ja dhe qytetarët e Suharekës do nisin një kapitull të ri së bashku. Një kapitull të qeverisjes zhvillimore e funksionale, që për Suharekën është nevojë e për PDK-në përgjegjësi. Gjatë takimit me kandidatin e PDK-së për kryetar të Suharekës dhe kandidatët për Asamble Komunale, diskutuam për planet tona konkrete dhe prioritetet që na presin në Suharekë në katër vitet e ardhshme. Murtez Zekolli, si luftëtar i lirisë, intelektual e profesionist, është shembulli më i mirë i të angazhuarit, punëtorit, e të devotshmit në shërbim ndaj qytetarëve të Suharekës. Ai është kryetari që do t’i japë fund epokës së stagnimit e qeverisjes pa vizion. Ai është profili i kryetarit që me 17 tetor do të nisë një epokë të re të mbështetjes për të gjithë që kanë nevojë për perspektivë, pa dallim. Suharekës i duhet një qeverisje zhvillimore, e PDK ka potencial për ta jetësuar atë. #bashkepersuhareken #PDK177”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco