Ultrasit e Napolit marrin vendim drastik, bojkotojnë ndeshjen ndaj Barcelonës

Ultrasit e Napolit marrin vendim drastik, bojkotojnë ndeshjen ndaj Barcelonës

17:52, 20/02/2020

Napoli luan javën e ardhshme ndaj Barcelonës në shtëpi në kuadër të fazës së 1/8 në Ligën e Kampioneve.

Sigurisht një ndeshje e rëndësishme për napoletanët pasi do të luajnë përballë një ndër ekipeve më të mira në botë.

Mirëpo një problem duket se ka lindur mes tifozëve dhe drejtuesve të Napolit. Ultrasit e skuadrës kanë vendosur të bojkotojnë sfidën për shkak të çmimit të lartë të biletave.

Image

Ata reaguan publikisht duke akuzuar klubin se me çmimin e biletës 70 € në sektorin B të stadiumit “San Paolo” po nëpërkëmbin ultrasit e “të kaltërve”.

“Sektori B është i vetmi vend i lënë tani vetëm për të pasurit. Ndihemi të ofenduar si ultras, si baballarë dhe si njerëz. Pas shumë demonstrimeve se sektori B është tifozi i 12-ë në fushë, tani vjen ndëshkimi: një biletë për ndeshjen Napoli-Barcelona kushton 70 €. Sërish një mungesë respekti e klubit kundrejt qytetit që ne do ta shlyejmë me mungesën tonë në stadium”, shkruhet në komunikatën e tifogrupit të Napolit.

Image

Ky sektor i fansave napolitanë ka sulmuar vazhdimisht presidentin e klubit Aurelio De Laurentis për vendimet dhe politikat e ndjekura. Disa herë këtë sezon, ultrasit e Napolit kanë bojkotuar disa prej ndeshjeve të skuadrës së kaltër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco