Drejtuesit e Barcelonës gjejnë zëvendësuesin e Luis Suarez

Drejtuesit e Barcelonës gjejnë zëvendësuesin e Luis Suarez

18:47, 21/01/2020

Dëmtimi i Luis Suarez ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të futen në merkato për të gjetur një sulmues.

Sipas asaj që raporton “Marca” futbollisti i cili qëndron në pole-position për të zëvendësuar uruguaianin është lojtari i Valencias, Rodrigo Moreno.

Duke patur parasysh që Barcelona po kërkon një sulmues i cili mund të performojë menjëherë, Rodrigo konsiderohet si një mundësi e mirë sepse drejtuesit besojnë se ai do të përshtatet mirë me stilin e lojës së Quique Setien .

Problemi për katalanasit është se ky transferim do të ishte i kushtueshëm, pasi Valencia nuk dëshiron të shesë për më pak se 60 milion euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco