Egjipti ka tronditur Argjentinën në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës, duke kaluar në avantazh në minutën e 15-të të përballjes së vlefshme për fazën e 1/8-ave së finales së Botërorit 2026.
Mbrojtësi Yasser Ibrahim u shfaq vendimtar për përfaqësuesen afrikane, duke realizuar golin e parë të ndeshjes me një goditje të fuqishme me kokë pas një aksioni të mirë të skuadrës së tij.
Rezultati në këto momente është Argjentinë 0-1 Egjipt, me “Faraonët” që kanë surprizuar kampionët në fuqi dhe po kërkojnë një kualifikim historik drejt çerekfinaleve të Botërorit.
Goli i Yasser Ibrahim ka shtuar presionin mbi Lionel Messin dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët duhet të reagojnë për të shmangur një eliminim të papritur në një nga fazat më të rëndësishme të turneut.
Argjentina ka humbur një mundësi të artë për të barazuar rezultatin ndaj Egjiptit. Në minutën e 21-të, Lionel Messi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, por ylli argjentinas nuk arriti të mposhtte portierin Mostafa Shobeir. Goditja e tij drejt këndit të poshtëm të djathtë u lexua në mënyrë perfekte nga gardiani egjiptian, i cili u hodh në kohën e duhur dhe neutralizoi tentativën.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: