Pas eliminimit turpërues nga Kupa e Botës, futbolli gjerman po përballet me një periudhë ndryshimesh të mëdha.
Sipas Lotar Mateus, është një lojtar që duhet të jetë në qendër të planeve të tij.
“Unë vazhdoj ta shoh Xhoshua Kimishin si një lojtar kyç dhe kapiten të ekipit. Edhe Xhonatan Tah dhe Niko Shloterbek mund të jenë figura të rëndësishme për skuadrën”, deklaroi 65 vjeçari. Mateus beson se ndryshimet janë të domosdoshme, sidomos sepse problemet e kombëtares janë më të thella.
“Sa i përket ekipit, duhet të punojmë për pozicione që nuk i kishim të mbuluara në Kupën e Botës. Nuk kishim një mbrojtës të djathtë në skuadër dhe as një sulmues të mirëfilltë qendre,” analizoi ai.
Sipas tij, Kimish nuk duhet të luajë më në krahun e djathtë të mbrojtjes, por në qendër të mesfushës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: