‘Bomba’ nga Brazili, Neymar gati të tërhiqet nga futbolli pas tronditjes në Botëror

‘Bomba’ nga Brazili, Neymar gati të tërhiqet nga futbolli pas tronditjes në Botëror

21:35, 08/07/2026

Eliminimi i Brazilit nga Norvegjia në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2026 mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Neymarit me fanellën e “Seleçaos”. Sipas raportimeve të UOL Esporte, sulmuesi brazilian është thellësisht i zhgënjyer dhe po shqyrton seriozisht edhe mundësinë për t’i dhënë fund karrierës si futbollist.

Pas humbjes, 34-vjeçari është larguar drejt Floridës për të kaluar disa ditë pushimi me familjen dhe për të reflektuar mbi të ardhmen e tij. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i lodhur jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht, pas 15 vitesh me kombëtaren braziliane, duke ndier se nuk ka marrë vlerësimin që meritonte.

Aktualisht, Neymar ka tri alternativa për të ardhmen. Opsioni më i mundshëm mbetet vazhdimi i aventurës me Santosin deri në përfundimin e kontratës në dhjetor të vitit 2026. Një tjetër mundësi është transferimi te një klub ku presioni dhe pritshmëritë janë më të vogla. Ndërsa skenari më drastik është të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.

Në orët e fundit ka bërë jehonë edhe mesazhi emocional i babait të tij, Neymar da Silva Santos, i cili i ka kërkuar të mos dorëzohet.

“Dua të të bëj një kërkesë si baba. Biri im, vazhdo të luash futboll. Gjeje sërish gëzimin që të jep topi në këmbë. Gjeje përsëri buzëqeshjen në fushë. Sot je i shëndetshëm. Zoti të ka dhënë një tjetër mundësi për të bërë atë që ke dashur gjithmonë. Shijoje futbollin”, shkroi ai.

Për momentin nuk ka ende një vendim përfundimtar, por e ardhmja e Neymarit mbetet një nga temat më të nxehta të futbollit brazilian pas zhgënjimit në Botërorin 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco