Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shfaqur i qartë dhe optimist në konferencën për shtypin para ndeshjes vendimtare ndaj Sllovenisë. Tekniku gjerman tha se pret një takim të ngjashëm me atë të Prishtinës, ku detajet pritet të jenë përcaktuese.
“Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat u paraqitën mirë dhe treguan kujdes. Asnjëra nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara. Edhe nesër pres një duel të ngjashëm, ku detajet pritet të bëjnë diferencën”, u shpreh ai.
Foda theksoi se Kosova i ka analizuar në imtësi paraqitjet e Sllovenisë, jo vetëm ndeshjen direkte, por edhe sfidat e tyre të fundit me kombëtare të tjera.
“E kemi studiuar çdo aspekt të lojës së tyre. Synimi ynë është i qartë: fitorja. Shpresoj që me analizën dhe përgatitjen që kemi bërë do të arrijmë rezultatin që duam”, deklaroi përzgjedhësi.
Me një fitore në Ljubjanë, Kosova do të futej fuqishëm në garë për kualifikim direkt, megjithëse shpresat varejnë edhe nga ndeshja paralel mes Zvicrës dhe Suedisë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: