Spanja publikon formacionin ndaj Arabisë Saudite, Yamal rikthehet titullar

Spanja publikon formacionin ndaj Arabisë Saudite, Yamal rikthehet titullar

16:57, 21/06/2026

Spanja dhe Arabia Saudite do të përballen (18:00) në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve të Botërorit 2026. Pak para nisjes së sfidës, të dy trajnerët kanë zbuluar formacionet zyrtare.

Lajmi më i rëndësishëm te spanjollët është rikthimi në formacionin titullar i talentit të ri, Lamine Yamal. Futbollisti i Barcelonës fiton besimin e trajnerit Luis de la Fuente pas paraqitjes së mirë si zëvendësues në barazimin pa gola ndaj Kepit të Gjelbër.

Në të njëjtën kohë, Fabian Ruiz mbetet jashtë formacionit, ndërsa mesfusha do të drejtohet nga dyshja Rodri-Pedri. Në repartin ofensiv, Yamal do të mbështesë së bashku me Dani Olmon dhe Baenan sulmuesin kryesor Mikel Oyarzabal.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite do të zbresë në fushë me një skemë më të kujdesshme 5-3-2, duke synuar të marrë një tjetër rezultat pozitiv pas barazimit 1-1 ndaj Uruguait në ndeshjen e parë.

Spanja ka nevojë për fitore pas hapit fals në debutim, ndërsa sauditët kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të afrohen me një kualifikim historik në fazën me eliminim direkt.

Formacionet zyrtare:

Spanja (4-2-3-1): Unai Simón; Pedro Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Baena; Oyarzabal.

Arabia Saudite (5-3-2): Lajami; Al Amri, Al Tambakti, Saud, Al Harbi; Al Dawsari, Al Juwayr, Al Khaibari; Al Brikan, Al Dawsari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco