Botërori 2026 vazhdon të prodhojë jo vetëm emocione në fushë, por edhe statistika të pazakonta që vështirë se do të besoheshin pa prova. Disa prej tyre janë vërtet unike në historinë e turneut.
Rasti më ekstrem lidhet me Turqinë.
Turqia ka goditur plot 62 herë drejt portës në dy ndeshje, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.
Që nga viti 1966, kur nisën të regjistrohen statistikat moderne, asnjë skuadër nuk kishte tentuar kaq shumë pa gjetur rrugën e rrjetës.
Një tjetër fenomen i këtij Botërori janë autogolat. Deri tani janë regjistruar shtatë të tillë dhe rekordi i vendosur në Botërorin 2018 me 12 autogola duket më i rrezikuar se kurrë.
Ndërkohë, Juventusi vazhdon një traditë mbresëlënëse. Goli i Jonathan David për Kanadanë e çoi në 14 numrin e Botërorëve radhazi ku të paktën një futbollist i klubit torinez shënon gol.
Edhe Cristiano Ronaldo është pjesë e statistikave, por këtë herë në mënyrë negative.
Pas ndeshjes ndaj Republikës Demokratike të Kongos, portugezi arriti në dhjetë ndeshje radhazi pa shënuar në Europianë dhe Botërorë.
Nga ana tjetër, Anglia më në fund theu një tabu të gjatë. Fitorja ndaj Kroacisë ishte suksesi i parë i “Tre Luanëve” kundër një kombëtareje të renditur në 15 vendet e para të FIFA-s në një turne madhor që nga viti 2002.
Kurioz është edhe rasti i trajnerit Hervé Renard, i cili po drejton kombëtaren e tretë të ndryshme në tri Botërorë radhazi, pas eksperiencave me Marokun dhe Arabinë Saudite.
Në fund, edhe pse Gjermania mposhti 7-1 Curaçaon, shumëkush do të kujtojë golin historik të skuadrës karaibike, një vend me popullsi më të vogël se 52 qytete gjermane.
Botërori 2026 po dëshmon se futbolli vazhdon të prodhojë histori dhe rekorde që sfidojnë logjikën.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: