Kreu i FFK-së/ Agim Ademi uron Shqipërinë dhe motivon Kosovën: Le ta bëjmë historinë bashkë!

Kreu i FFK-së/ Agim Ademi uron Shqipërinë dhe motivon Kosovën: Le ta bëjmë historinë bashkë!

14:43, 14/11/2025

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar nga zemra Kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin në fazën ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar këtë sukses si një moment krenarie për gjithë shqiptarët.

Ademi njëkohësisht ka dërguar mesazh motivues për Kombëtaren e Kosovës, e cila sot udhëton drejt Lubjanës për ndeshjen vendimtare ndaj Sllovenisë.

Ai theksoi se optimizmi, uniteti dhe mbështetja e tifozëve “Dardanët” janë më të fuqishme se kurrë.

“Nëntori është muaj i historisë për kombin tonë. Besojmë se edhe Kosova do ta vulosë suksesin e saj,” u shpreh Ademi, duke shtuar se ëndrra e shqiptarëve është të shohin të dy krenat e shqiponjës në Botërorin 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco