Fishkëllimat ndaj Himnit Shqiptar, FIFA ndëshkon ashpër Serbinë

Fishkëllimat ndaj Himnit Shqiptar, FIFA ndëshkon ashpër Serbinë

13:08, 06/11/2025

Përfaqësuesja e Serbisë do të zhvillojë në nëntor dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026, por përveç emërimit të trajnerit të ri, Veljko Paunović, federata serbe ka marrë edhe një tjetër lajm, këtë herë të keq.

FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Serbisë me 87,500 franga zvicerane dhe ka urdhëruar mbylljen e pjesshme të tribunave për ndeshjen e fundit kundër Letonisë, që do të zhvillohet në Leskovc.

Sipas njoftimit zyrtar të Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Komisioni Disiplinor i FIFA-s mori vendimin për ngjarjet në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar më 11 tetor 2025.

Në komunikatë thuhet:

“Federata e Futbollit të Serbisë dënohet me 87,500 franga zvicerane për sjelljen e papërshtatshme të tifozëve gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare dhe për sjellje diskriminuese të një pjese të publikut gjatë ndeshjes.

Si masë shtesë, do të mbyllet të paktën 25% e kapacitetit të tribunave (kryesisht pas portave) në ndeshjen e ardhshme të përfaqësueses së Serbisë në kuadër të garave të FIFA-s, kundër Letonisë në Leskovc.”

Federata njofton gjithashtu se, duke marrë parasysh përvojat e mëparshme dhe gjobat milionëshe të marra si në ndeshjet brenda vendit ashtu edhe jashtë, nuk do të marrë përgjegjësinë për organizimin apo shitjen e biletave për sektorin e tifozëve serbë në “Wembley”, në sfidën e radhës kundër Anglisë.

Në fund, FSS bën thirrje që tifozët të respektojnë rregullat dhe frymën e fair-play-t, duke mbështetur kombëtaren në mënyrë sportive dhe pa incidente.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco