Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e re me përzgjedhësin Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.
Kontrata e re e nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe trajneri Foda më 6 tetor, gjatë ditës së parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, formalizon marrëveshjen paraprakisht të arritur mes palëve.
“Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftoi se ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vite.
Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6-të, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht.© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: