Fitore spektakolare e Kosovës U-21, ‘lumë’ golash San Marinos

Fitore spektakolare e Kosovës U-21, ‘lumë’ golash San Marinos

21:04, 14/10/2025

Kosova U-21 ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për eliminatoret e Euro 2027, duke mposhtur bindshëm San Marinon U-21 me rezultatin e thellë 7-0.

Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani dominoi nga fillimi deri në fund, me një lojë sulmuese të rrjedhshme dhe kombinime efektive që prodhuan gola spektakolarë.

Serinë e golave e hapi Eliot Bujupi në minutën e 12-të, ndërsa vetëm pak çaste më vonë Leon Frokaj dyfishoi avantazhin. Hekuran Berisha shtoi golin e tretë në minutën e 20-të, duke vulosur një pjesë të parë perfekte për “Dardanët e rinj”.

Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi me të njëjtin intensitet. Berisha shënoi edhe një herë (59’), ndjekur nga Lirim Jashari (62’), Julind Selmonaj (75’) dhe Frokaj që kompletoi dopietën e tij në minutën e 83-të.

Megjithëse Luan Lleshi u përjashtua me karton të kuq në minutën e 69-të pas dy ndëshkimeve me të verdhë, kjo nuk ndikoi në ritmin e lojës, pasi Kosova ruajti kontrollin dhe vazhdoi të kërkonte gola deri në fund.

Kjo fitore e thellë jo vetëm që i jep Kosovës tri pikë të çmuara, duke e çuar në kuotën e 4 pikëve pas tri ndeshjeve, por edhe forcon besimin në grup për vazhdimin e garës drejt kualifikimit në fazën finale të Euro 2027.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco