Mbyllet pa fitues përballja Kosovë - Slloveni

Mbyllet pa fitues përballja Kosovë - Slloveni

22:43, 10/10/2025

 

Ka përfunduar me rezultat 0:0 ndeshja futbollistike mes Kosovës dhe Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

21:30 – Kosovë- Slloveni, mbyllet 0:0 pjesa e parë

Pjesa e parë e ndeshjes së futbllit mes Kosovës dhe Sllovenisë ka pëfunduar pa asnjë gol të shënuar.

20:45 – Nis ndeshja Kosovë- Slloveni

Takimi luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

20:15- Publikohet formacioni startues i Kosovës kundër Sllovenisë

Federata e Futbollit ka publikuar formacioni stratues të Kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë.

Sipas njoftimit në 11-en e mundshme është: Muric; Vojvoda, Krasniqi, Aliti, Hajdari, Gallapeni, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija, Rrahmani e Muriqi.

Takimi Kosovë- Slloveni nis në ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e radhës në kuadër të  kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Në grupin B, Në grupin B, përveç Kosovës, janë edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovenia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco