UEFA ka zyrtarizuar emrin e arbitrit që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e tensionuar Serbi–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe që do të luhet në stadiumin e ri të Leskovcit. Takimi mbart një ngarkesë të veçantë sportive, emocionale dhe politike, ndaj zgjedhja e arbitrit ka pasur rëndësi të veçantë.
Për këtë sfidë është caktuar István Kovács, arbitri rumun i klasit “Elite” të UEFA-s, një nga gjyqtarët më me përvojë në futbollin evropian. 41-vjeçari është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2010 dhe ka drejtuar ndeshje të nivelit më të lartë, përfshirë finalet e Europa Conference League (2022), Europa League (2024) dhe Champions League (2025).
Kovács njihet për stilin e tij të rreptë, disiplinë të fortë dhe kontroll të lartë të lojës. Ai ka reputacion si arbitër që nuk toleron devijime nga rregullat ndeshjen Çeki–Turqi.
Zgjedhja e një arbitri me përvojë në finale evropiane shihet si garanci për drejtësi dhe profesionalizëm në një përballje ku çdo vendim mund të ketë peshë të madhe. Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet pa praninë e tifozëve shqiptarë dhe pritet të jetë një test i vërtetë si për dyja kombëtaret, ashtu edhe për gjyqtarin rumun.
Trupa e arbitrave:
Arbitër kryesor – István Kovács
Asistentë – Mihai Marica, Ferencz Tunyogi
Arbitër i katërt – Horațiu Feșnic
VAR – Bastian Dankert (Gjermani)
AVAR – Pascal Müller (Gjermani)
, por ruan qetësinë edhe në ndeshje me tension të lartë. Në
Euro 2024, u veçua për mënyrën e vendosur me të cilën menaxhoi
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: