‘Europa Cup’ për femra/ Vllaznia shpartallohet në Milano nga Interi

‘Europa Cup’ për femra/ Vllaznia shpartallohet në Milano nga Interi

20:38, 08/10/2025

Vllaznia e vajzave është mposhtur nga Interi me rezultatin e thellë 7-0.

Sfida e parë e vlefshme për fazën finale të kualifikueseve të “Europa Cup” u luajt në Milano.

Zikaltrit kanë mbyllur llogaritë e kualifikimit që në shtëpi. Katër gola u shënuan që në pjesën e parë.

Fillimisht ishte autogoli i Bajraktarit, më pas dopjeta e Ulaert dhe goli i Detrujer vulosën rezultatin 4-0 në fraksionin e parë.

Në të dytën erdhën golat e Bugejas dhe dopjeta e Polit.

Sfida e kthimit mes dy skuadrave do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja është programuar më 15 tetor prej orës 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco