Trajneri i Serbisë nuk përmbahet, fjalët tronditëse të Stojkoviç: Ndoshta ju doni që të humbasim ndaj Shqipërisë

Trajneri i Serbisë nuk përmbahet, fjalët tronditëse të Stojkoviç: Ndoshta ju doni që të humbasim ndaj Shqipërisë

17:46, 08/10/2025

Atmosfera te Serbia nuk duket edhe aq e qetë, nëse bëhet fjalë për trajnerin Dragan Stojkoviç. Ky i fundit është vendosur shpesh herë në qendër të kritikave.

Stojkoviç është shprehur së fundmi se nuk e ndjen presionin, që mundohet të krijohet.

Për më tepër, fjalët e tij ishin tronditëse pasi në konferencë tha edhe se ndoshta ndonjë prej tyre do që të vijë humbja ndaj Shqipërisë.

“Nuk e ndjej presionin. Ju jeni ata që e ndjeni presionin, ju gazetarët, ekspertët dhe kritikët e përhershëm. Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë”, u shpreh Stojkoviç në konferencë për shtyp.

Trajneri i Serbisë edhe më parë është shprehur se ka analistë që mbështesin Shqipërinë.

Mediat në Serbi nxorën në pah emrin e Rade Bogdanoviç si një prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco