Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro, është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Uzbekistanit, konfirmoi sot Federata e Futbollit të këtij vendi. Fituesi i Kupës së Botës 2006 rikthehet kështu në drejtimin e një skuadre kombëtare, pas përvojave të mëparshme në disa klube e kontinente të ndryshme.
Cannavaro do tĂ« udhĂ«heqĂ« Uzbekistanin nĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r BotĂ«rorin âFIFA 2026â, qĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe MeksikĂ«, aty ku kjo pĂ«rfaqĂ«suese do tĂ« marrĂ« pjesĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« e saj.
Në njoftimin zyrtar të Federatës së Futbollit të Uzbekistanit, publikuar në platformën X, thuhet:
âFederata e Futbollit tĂ« Uzbekistanit ka nĂ«nshkruar kontratĂ« me Fabio Cannavaron â njĂ« specialist tĂ« njohur, pjesĂ«marrĂ«s tri herĂ« nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s, kampion bote nĂ« vitin 2006 dhe njĂ« nga mbrojtĂ«sit mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« epokĂ«s moderne. Trajneri italian do tĂ« drejtojĂ« kombĂ«taren tonĂ« nĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s qĂ« do tĂ« mbahet nĂ« SHBA, Kanada dhe MeksikĂ«.â
Stafi teknik italian
Cannavaro do të ketë përkrah një staf teknik tërësisht italian:
Eugenio Albarella, trajner ndihmës, me përvoja në Japoninë, Juventusin, Udinesen dhe Dinamon e Zagrebit;
Â
Francesco Troise, trajner përgatitjeje fizike, që ka punuar më parë me Beneventon, Udinesen dhe Dinamon e Zagrebit;
Antonio Chimenti, trajner portierësh, ish-pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Italisë, si edhe i Sampdorias dhe SPAL-it.
Ky emërim shënon një kapitull të ri në karrierën e Cannavaros, pas eksperiencave të tij me Beneventon, Udinesen dhe Dinamon e Zagrebit, si dhe periudhës në Azi me Guangzhou Evergrande dhe kombëtaren e Kinës.
Uzbekistani, një ndër skuadrat më premtuese të futbollit aziatik, i ka besuar 50-vjeçarit italian misionin për ta udhëhequr drejt një paraqitjeje dinjitoze në debutimin historik të tyre në Kupën e Botës 2026.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: