Goli i 9-të i Haland i jep tre pikët Mançester Sitit në transfertë

Goli i 9-të i Haland i jep tre pikët Mançester Sitit në transfertë

19:56, 05/10/2025

Kur “përbindëshi” është në formë, edhe Mançester Siti ecën me ritmin e duhur.

Sot, “qytetarët” mundën Brentford në transfertë pikërisht falë golit të vetëm të shënuar nga Haland në pjesën e parë të takimit. Sulmuesi shënoi “me dhunë” në minutën e 9-të të takimit duke marrë me vete këdo që i dilte para, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që e mbrojti deri në fund.

Ky sukses çoi në 9 numrin e golave të shënuar nga norvegjezi pas vetëm 7 javësh në Premier Ligë, teksa mbajti edhe Mançester Sitin në ndjekje të Arsenalit, me 3 pikë diferencë nga “topçinjtë” kryesues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco