Jurgen Klopp, në shënjestrën e klubit të Mario Mitajt pas shkarkimit të Blanc

Jurgen Klopp, në shënjestrën e klubit të Mario Mitajt pas shkarkimit të Blanc

18:51, 29/09/2025

Jurgen Klopp vazhdon të lidhet me pankina të rëndësishme që nga largimi i tij nga Liverpool në fund të sezonit 2023/24. Trajneri gjerman, i cili nëntë vite në “Anfield” fitoi tetë trofe madhorë, mes tyre Premier League-n dhe Champions League-n, është shfaqur tani si objektiv kryesor i klubit saudit Al-Ittihad.

Sipas Arriyadiyah.com, gjigantët e Jeddah e shohin Klopp si pasuesin ideal të Laurent Blanc, i cili u shkarkua pas vetëm katër ndeshjeve të sezonit të ri të Saudi Pro League. Francezi, legjendë e Manchester United, i kishte udhëhequr verdhezinjtë drejt një suksesi të dyfishtë në vitin e parë, por një nisje e dobët me eliminim nga Saudi Super Cup, humbje në debutimin e AFC Champions League dhe rezultate të paqëndrueshme në kampionat i kushtuan vendin e punës.

Al-Ittihad, që ka në skuadër ‘yje’ si N’Golo Kanté dhe Karim Benzema, pa harruar edhe mbrojtësin kuqezi, Mario Mitaj,e konsideron Klopp-in kandidatin perfekt për të rikthyer entuziazmin, falë energjisë së tij në pankinë, filozofisë ofensive dhe aftësisë së provuar për të menaxhuar lojtarë të nivelit botëror.

Aktualisht 58-vjeçar, Klopp është drejtor global i futbollit te Red Bull që prej janarit 2025, por mund të tundohet nga një rikthim në stol, këtë herë në Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco