Gjiganti portugez ëndërron Benzema-në, Mourinho lëviz personalisht

Gjiganti portugez ëndërron Benzema-në, Mourinho lëviz personalisht

18:54, 29/09/2025

José Mourinho ka ide të mëdha për të forcuar repartin ofensiv të Benfica-s. Trajneri portugez e ka hedhur sytë nga një emër i bujshëm: Karim Benzema. Sulmuesi francez, aktualisht tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite, ka kontratë deri në qershor 2026, por një rikthim i tij në Europë nuk përjashtohet.

Sipas medieve portugeze, “Special One” është përfshirë vetë në këtë operacion dhe madje ka telefonuar personalisht ish-sulmuesin e Real Madridit për të kuptuar mundësitë reale të transferimit. Mourinho dhe Benzema kanë punuar së bashku gjatë kohës te madrilenët, ku ndërtuan një marrëdhënie të fortë profesionale dhe personale.

Megjithatë, tratativa duket e komplikuar. Benzema përfiton një pagë shumë të lartë në Arabinë Saudite, ndërsa Al-Ittihad synon t’i ofrojë një zgjatje kontrate për një vit tjetër. Për Benfica-n, që ka ambicie të larta në kampionat dhe në Europë, afrimi i një lojtari me përvojën dhe klasin e francezit do të ishte një goditje e madhe.

Mbetet për t’u parë nëse Mourinho do të arrijë ta bindë sulmuesin 37-vjeçar të rikthehet në futbollin europian dhe të bëhet lideri i ri i “Shqiponjave të Lisbonës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco