Apeli i Marotta-s për ‘San Siron’: E hëna, një mundësi e jashtëzakonshme, besoj te logjika e politikës milaneze

Apeli i Marotta-s për ‘San Siron’: E hëna, një mundësi e jashtëzakonshme, besoj te logjika e politikës milaneze

19:00, 28/09/2025

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka bërë një apel të rëndësishëm në prag të seancës vendimtare të Këshillit Bashkiak të Milanos, ku pritet të vendoset e ardhmja e stadiumit legjendar ‘San Siro’.

Seanca e së enjtes, më 25 shtator, shënoi një fitore të vogël për kryebashkiakun Sala dhe ekzekutivin e tij, pasi u arrit numri minimal i këshilltarëve për të miratuar projektligjin, duke u regjistruar 25 të pranishëm. Kjo hap rrugën për votimin përfundimtar që do të zhvillohet të hënën, më 29 shtator, ku mjafton prezenca e 15 këshilltarëve për të arritur një shumicë të thjeshtë që do të vendosë përfundimisht mbi fatin e stadiumit.

Nëse projektligji miratohet, pritet shembja e pjesës më të madhe të San Siros dhe ndërtimi i një strukture të re në të njëjtën zonë, e shoqëruar me përmirësimin dhe rinovimin e lagjes përreth.

“E hëna do të jetë një ditë e rëndësishme jo vetëm për klubet milaneze, por mbi të gjitha për qytetin e Milanos,” tha Marotta për gazetën ‘Il Sole 24 Ore’. “Debati i javëve të fundit ka ndihmuar për të kuptuar plotësisht situatën. ‘San Siro’ aktual, pavarësisht se ndodhet në zemrën tonë, nuk është më në gjendje të përmbushë nevojat e futbollit modern dhe shërbimet themelore nuk përputhen më me prestigjin e qytetit dhe të dy klubeve.

Ritheksoj se besoj te logjika e politikës milaneze për të shfrytëzuar një mundësi të jashtëzakonshme, që ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë: jo vetëm që dy klubet janë të gatshme dhe të interesuara të investojnë, por edhe pronarët janë të përgatitur të mbështesin ndërtimin e stadiumit të ri dhe rinovimin e lagjes. Emrat e arkitektëve të përfshirë janë dëshmi e angazhimit të plotë për këtë projekt.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco