Qëndrimi i Herolind Shalës te Partizani rezultoi shumë i shkurtër. Vetëm pas tre muajsh nga prezantimi i tij si përforcim i mesfushës, lojtari ka ndarë rrugët me “Demat e Kuq”.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ku theksohet se kontrata është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë.
Gjatë qëndrimit të tij, Shala arriti të luajë vetëm dy ndeshje zyrtare: një në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Shqipërisë.
Mesfushori me eksperiencë ndërkombëtare, i cili ka regjistruar 5 paraqitje me Kombëtaren shqiptare dhe 27 me Kosovën, nuk arriti të gjente hapësirat e nevojshme në skuadër.
Njoftimi i Partizanit:
“Partizani zyrtarizon përfundimin e bashkëpunimit me Herolind Shalën. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me konsensus kontratën mes tyre. Klubi falënderon Herolindin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: