Zvicra ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Kanadasë menjëherë në fillimin e pjesës së dytë, falë një aksioni të bukur ekipor.
Goli erdhi në minutën e 46-të, kur Johan Manzambi bëri një punë të shkëlqyer në ndërtimin e aksionit dhe asistoi për Rubén Vargas. Ky i fundit nuk gaboi përballë portierit Maxime Crépeau, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës me një goditje të saktë.
Nuk vonon shumë dhe goli i i dytë për helvetët: realizon Manzambi, 2-0.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: