E donin Barcelona dhe Bayerni, Nico Williams firmos kontratën me...

E donin Barcelona dhe Bayerni, Nico Williams firmos kontratën me...

11:07, 04/07/2025

Ylli i Spanjës dhe kampionit të Euro 2024, Nico Williams, ka firmosur një kontratë të re të Athletic Bilbao që do të mbajë në “San Mames” deri më 30 qershor 2035.

Nëpërmjet një njoftim zyrtar dhe një video të veçantë në rrjetet sociale, Athletic Bilbao konfirmoi se ka arritur për rinovimin e kontratës me një nga futbollistët më të talentuar të brezit të ri.

Klauzola e lirimit të tij është rritur me mbi 50% krahasuar me informacionet e mëparshme.

“Kur merr vendime, gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh zemrën. Jam aty ku dua të jem, me njeriun e mi. Kjo është shtëpia ime. Aupa Athletic!”, u shpreh vetë Williams në videon promovuese të klubit.

Nico Williams ishte pranë transferimit të Barcelona, ​​e kërkoi edhe Bayerni, por përfundimisht ka mbetur në Bilbao.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco