Sapo është mbyllur pjesa e parë në “Stade Pierre-Mauroyn” për ndeshjen e kthimit në Champions League mes Lille dhe Dortmund, me rezultatin 1-0 për francezët.
Vendasit gjetën golin që në minutën e pestë, pas një kundërsulmi të shpejtë Ismaily asiston për Jonathan David, topi i goditur nga sulmuesi i Lille përfundon mes këmbëve të portierit të Dortmund, që bën një gafë të pafalshme.
https://streamin.one/v/f65c81b6
Ndeshja e parë e luajtur në “Signal Iduna Park” ka përfunduar në barazim 1-1.
Me rezultatin aktual, Lille kalon në çerekfinale aty ku i pret Barcelona.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: