Suedia shpall listën, fton vëllanë e ‘yllit’ të Kosovës

Suedia shpall listën, fton vëllanë e ‘yllit’ të Kosovës

13:41, 12/03/2025

Një vëlla luan për Kosovën, tjetri zgjedh Suedinë. Vëllai i Arbër Zenelit, Besfort Zeneli, është ftuar nga Kombëtarja e Suedisë për dy ndeshjet e ardhshme të muajit mars.

Suedia do të luajë dy ndeshje miqësore, ku në të parën do të luajë si mysafire e Luksemburgut, më 22 mars.

Në ndeshjen e dytë, kombëtarja suedeze do të luajë si mikpritëse ndaj Irlandës së Veriut më 25 mars.

Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi Jon Dahl Tomasson ka publikuar tashmë listën me futbollistët e ftuar, ku nuk mungojnë befasitë.

Njëra nga to është ajo e Besfort Zenelit, i cili është vëllai i ‘yllit’ të kombëtares së Kosovës, Arbër.

Mesfushori 22-vjeçar është duke shkëlqyer me skuadrën e tij Elfsborg dhe kjo ka bërë që të ftohet. Besforti ka qenë më parë ish-reprezentues i Kosovës U-21 ku ka zhvilluar gjashtë ndeshje me fanellën e ‘Dardanëve’. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco