Djali i Maradonës: Ata që e lanë të vdiste, duhet ta paguajnë dhe të vuajnë dënimin

Djali i Maradonës: Ata që e lanë të vdiste, duhet ta paguajnë dhe të vuajnë dënimin

10:27, 12/03/2025

Dje, në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, nisi procesi gjyqësor ndaj stafit mjekësor që është kujdesur për Diego Armando Maradonën, me synimin për të hedhur dritë mbi vdekjen e ish-kampionit të Napolit. Maradona ndërroi jetë nga një infarkt në shtëpinë e tij në vitin 2020, kur ishte 60 vjeç.

"Për mua është një ditë e ndërlikuar dhe e vështirë," tha Diego Armando Maradona Jr. përmes gazetës La Repubblica.

"Për shkak të punës, nuk mund të jem në Argjentinë, por jemi të kënaqur që gjyqi më në fund ka filluar. Nuk ishte e lehtë. Ne kërkojmë drejtësi. Të gjithë ata që e kanë lënë të vdesë, sepse kështu ka ndodhur, duhet të paguajnë dhe të vuajnë dënimin.

Kemi besim në drejtësinë argjentinase dhe tek avokatët që na përfaqësojnë të gjithë ne, fëmijët e tij. Babai im duhet të prehet në paqe, por për shkak të këtyre njerëzve nuk po e bën dot. Fajtoret duhet të dënohen. Do ta ndjek procesin me shumë vëmendje dhe kam besim se gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Prokurorët argumentojnë se vdekja e Maradonës mund të ishte shmangur dhe akuzojnë personelin mjekësor për neglizhencë profesionale. Sipas akuzës, ka prova të forta që tregojnë se stafi mjekësor nuk e ka kryer detyrën siç duhet për të parandaluar vdekjen e tij.

Prokurori Patricio Ferrari deklaroi:

"Diego Armando Maradona, fëmijët e tij, të afërmit, njerëzit më të afërt dhe populli argjentinas meritojnë drejtësi."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco