Me kalimin në çerekfinalet e UEFA Champions League 2024/25, Interi ka siguruar të ardhura prej 98,5 milionë eurosh, të ndara në shtatë kategori kryesore, pa përfshirë të ardhurat nga biletat.
Së pari, vetëm pjesëmarrja në këtë kompeticion, e arritur falë titullit të fituar sezonin e kaluar, i ka sjellë klubit 18,62 milionë euro. Pothuajse 10 milionë euro (saktësisht 9,7 milionë) vijnë nga pozicioni i katërt në renditjen e grupeve, të cilave u shtohet bonusi për rezultatet e fazës së parë: 6 fitoret dhe 1 barazim në tetë ndeshje vlejnë 13,3 milionë euro, plus një tjetër 2 milionë euro si shpërblim për kualifikimin mes tetë ekipeve më të mira.
Ndërkohë, faza e eliminimit direkt ka sjellë deri më tani 23,5 milionë euro: 11 milionë për kalimin në 1/8 e finales dhe 12,5 milionë për kualifikimin në çerekfinale.
Së fundmi, ka edhe të ardhura që lidhen me kuotën evropiane (24,02 milionë euro), e cila, sipas ‘Calcio e Finanza’, varet nga tregu i të drejtave televizive në bazë të një renditjeje që kombinon peshën e secilit treg kombëtar me renditjen UEFA në pesë vitet e fundit. Po ashtu, përfshihet edhe kuota joeuropiane (7,36 milionë euro), e cila bazohet në renditjen historike të dhjetë viteve të fundit, por pa përfshirë pikët e fituara nga trofetë e kaluar.
Pra, deri më tani Interi ka kaluar 98 milionë euro në të ardhura, por duke llogaritur edhe fitimet nga ‘San Siro’ për ndeshjen kundër Bayernit, shuma do të kalojë pa problem 100 milionë euro, duke arritur kështu shifrat treshifrore për këtë sezon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: